Sport

ZYRTARE: Leo Messi largohet nga Barcelona

Edhe zyrtarisht, Lionel Messsi largohet përfundimisht nga Barcelona. Leo Messi nuk do të qëndrojë te Barcelona, edhe pse klubi spanjoll në deklaratën e publikuar shkruan se marrëveshje për një kontratë të re ishte arritur ditën e sotme.

Sipas Barcelonës, nuk mund të firmosej ajo marrëveshje për shkak të pengesave financave dhe rregullave të LaLigas. Në këto kushte, Messi nuk qëndron te Barcelona. Klubi i uron më të mirat njeriut që i ka dhënë shumë atyre për më shumë se 15 vjet. Messi i dha fund karrierës me Barcelonën duke fituar 35 trofe, ka shënuar 672 gola, ka dhuruar 268 asiste në 778 paraqitje.

“Leo Messi nuk do të qëndrojë në Barcelonë. Pavarësisht dëshirës së Leo Messit dhe klubit për të rinovuar kontratën, kjo s’mund të ndodhë për shkak të problemeve financiare, dhe rregullave të La Ligës”, shkruan klubi në komunikaten e publikuar në faqen zyrtare, derisa i uron suskese më të mirit në botë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: