Sport

ZYRTARE: Lewandowski rinovon me Bayernin

Robert Lewandowski ka nënshkruar me Bayern Munich, që do ta mbajë lojtarin në Gjermani deri në vitin 2023.

Sulmuesi polak, i cili është sulmuesi më klinik në historinë e Bundesligës, kohët e fundit zbuloi zhgënjimin e tij nga aktiviteti i ‘Bavarezëve’ në dritaren e transferimit të verës. Sidoqoftë, 31-vjeçarit i është bashkuar Philippe Coutinho, Ivan Perisic dhe Mickael Cuisance që nga ajo kohë, duke ndihmuar negociatat midis tij dhe klubit.

Shtatë nga tetë sezonet e fundit, Lewandowski ka realizuar së paku 20 gola me fanellën e gjigantit gjermanë. Ai ka fituar pesë herë Bundesligën me Bayernin, ndërsa edhe DFB Pokal është shtuar në sirtarin e trofeve të tij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close