Sport

Zyrtare, merr fund aventura e Solskjaer. Man. United emëron trajnerin e ri

Ishte çështje orësh dhe tani bëhet zyrtare. Ole Gunnar Solskjaer zyrtarisht nuk është më trajner i Manchester United me drejtuesit të cilët pas një mbledhjeje emergjente vendosën largimin e tij. Ishte e logjikshme që norvegjezi të largohej pasi e kishte humbur kontrollin e skuadrës ndërsa rezultatet e fundit ishin katastrofike. Solskjaer mori drejtimin e United prej 19 dhjetorit të vitit 2018 ku pasoi Jose Mourinhon dhe me gjithë investimet e mëdha nuk arriti të fitonte trofe.

Ne deklaratën zyrtare të klubit bëhet e ditur se për momentin drejtimin do ta marrë ndihmësi i Solskjaer, Michael Carrick i cili e njeh më së miri klubin si futbollist dhe me shumë gjasa do ta drejtoje deri në fund të sezonit./Ora News/.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: