Categories Lajme

Studiuesit krijojnë mikrorobotë që notojnë në gjak për të parandaluar goditje në tru

Studiuesit në Institutin Federal të Teknologjisë ETH Zurich kanë krijuar mikrorobotë me madhësi më të vogël se dy milimetra, të aftë të lundrojnë nëpër enët e gjakut dhe të shpërndajnë ilaçet pikërisht aty ku janë të nevojshme për të parandaluar goditjet në tru.

Këto robotë nuk janë testuar ende te njerëzit, por kanë funksionuar me sukses në eksperimente me derra dhe dele, u raportua në revistën “Science”.

Aktualisht, shumë sëmundje, të tilla si goditja në tru ose tumoret, kërkojnë doza të mëdha ilaçesh që shpërndahen në të gjithë trupin, gjë që rrit rrezikun e efekteve anësore, raportoi Swiss Info.

Mikroroboti i ri e zgjidh këtë problem, falë një kapsule sferike xheli në të cilën mund të futen ilaçet.

Kapsula është e pajisur me nanopjesëza oksidi hekuri, të cilat mund të kontrollohen nga fusha magnetike të jashtme.

Kur roboti arrin në vendin e synuar, kapsula nxehet nga një fushë magnetike me frekuencë të lartë , e cila bën që xheli të tretet dhe ilaçi të lirohet.

“Është e mahnitshme se sa gjak pompohet nëpër enët tona të gjakut dhe me çfarë shpejtësie. Sistemi ynë i navigimit duhet të jetë në gjendje t’i përballojë të gjitha këto”, tha studiuesi i ETH Zurich dhe autori kryesor i studimit, Fabian Landers.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun…

Një 26-vjeçar nga Rrësheni është vënë në pranga pasi dhunoi motrën e tij duke i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora e mbushur me turistë edhe në dimër: Na pëlqen shumë arkitektura dhe historia e këtij vendi

Vlora nuk të ofron vetëm detin, nuk të ofron vetëm plazh. Me dhjetëra turistë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Piloti i Mclaren, Lando Norris shpallet kampion në Formula 1

Lando Norris është shpallur sot kampioni i ri i botës në Formula 1. Piloti britanik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 20-vjeçari në Tiranë, shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt pagesës disa shtetas

Një 20-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi shantazhonte dhe kërcënonte kundrejt…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Furgoni i FNSH-së përplaset me “Benz”-in dhe përfundon në kanal, dy policë të lënduar në Fier

Një furgon i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është përfshirë në një aksident sot, 7…

LEXO ME SHUME