Categories Lajme

Të ardhurat për frymë nga viti 2013 deri në 2019 u rritën me 27.2%

Të ardhurat për frymë nga viti 2013 deri në 2019 u rritën me 27.2%. “Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë, në mijë lekë ka një rritje prej 27.2% nga 2013 në 2019-n.

Sigurisht që çdo njëri nga ne mund t’i referohet konvergjencës, e cila do të duhet të ishte shumë e shpejtë për t’u përputhur një ditë me mesataren e BE, gjë që është ambicie shumë e guximshme dhe do të dojë një rritje ekonomike të paktën 4.5-5% për të përgjysmuar vitet, por kjo është një shifër shumë e rëndësishme”, deklaroi kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj gjatë diskutimit në Kuvend të p/buxhetit për vitin 2020. Pra, vijoi ai, në qoftë se në vitin 2013 PBB për frymë ka qenë 497.3 mijë lekë, sot në vitin 2019 është 593.4 mijë lekë.

“Këto janë tabela të Fondit Monetar Ndërkombëtar të rakorduara dhe me INSTAT-n. Pra, kemi një rritje të konsiderueshme për qytetarët. Ndërsa ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj tha se ne kemi projektuar që edhe në vitin të rriten të ardhurat për frymë.

“Hapja e mbi 30 mijë vendeve të punës në 2020-n pritet të ketë impakt pozitiv në rritjen e të ardhurave për individë, për frymë”, deklaroi Denaj. Efekti për të ardhurat e disponueshme për çdo banor nga hapja e mbi 30 mijë vendeve të punës, shtoi Denaj, do të rritej me 240 euro për çdo banor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME