Categories Teknologji

10 gabimet që bëni kur karikoni telefonin tuaj

Mënyra se si karikoni telefonin tuaj mund të jetë e gabuar, ndonëse këtë gjë nuk e bëni me vetëdije. Bright Side sjell disa këshilla në lidhje me mënyrën e duhur për të karikuar telefonin, që ndikojnë në jetëgjatësinë e baterisë, dhe që shmangin rreziqet të tjera të mundshme. E lini gjithmonë karikuesin në prizë Kur e lini ushqyesin në prizë harxhon energji elektrike, edhe nëse telefonin nuk e keni të vendosur. Nëse e lini shumë gjatë, transformatori mund të shpërthejë nga nxehtësia.

E karikoni baterinë në 100 përqind Nëse e karikoni baterinë e telefonit tuaj në 100% çdo herë, kjo do të shkurtojë jetëgjatësinë e saj. Çdo bateri ka një numër të saktë të cikleve të ngarkimit dhe nëse gjithmonë e karikoni atë në 100%, këto cikle do të përfundojnë më shpejt. E lini baterinë që të bjerë në 0 përqind Nëse e lini baterinë në zero, do të ulni jetëgjatësinë e saj. E lini telefonin të karikohet gjatë gjithë natës Përveçse harxhon energji elektrike, lënia e telefonit në karikim gjatës natës bën që kjo të ngarkohet më shumë seç duhet.

E përdorni telefonin teksa po karikohet Përdorimi i telefonit teksa po merr bateri, mund ta mbingarkojë atë. E karikoni telefonin edhe kur bateria është mbi 20% Karikimi i vazhdueshëm i telefonit tuaj është i gabuar, pasi bën që bateria të zgjasë më pak. Duhet karikuar vetëm atëherë kur është e nevojshme: kur është nën 20%, por të paktën mbi 5%.

Nuk e hiqni mbajtësen e telefonit kur është në karikim Nëse nuk e hiqni mbrojtësen kur karikoni telefonin, mund të bëjë që bateria dhe pjesët e tjera të telefonit të nxehen. Para se ta vendosni në karikim, hiqeni mbrojtësen në mënyrë që bateria të “marrë frymë”. Përdorni karikues të lirë dhe jo cilësor Nëse nuk përdorni ushqyesin e duhur, energjia që transmetohet në bateri mund të jetë shumë e lartë ose shumë e ulët. Kjo mund të shkaktojë mbinxehje ose procesi i karikimit mund të jetë shumë i ngadaltë.

Përdorni aplikacione të panjohura të baterisë që e vënë baterinë nën tendosje Aplikacionet e krijuara nga burime të panjohura dhe jo të vlerësuara nga prodhuesit e smartphoneve, mund të vendosin baterinë nën tendosje dhe të shkarkojnë reklama të padëshiruara në telefonin tuaj. Karikoni telefonin nga laptopi juaj Shpesh laptopët përdoren për të ngarkuar telefonat me bateri, por ky proces është më i gjatë sesa përdorimi i prizave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME