Categories Lifestyle, Teknologji

A po e dëmtojnë shëndetin e njerëzve kufjet Bluetooth?

Kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale.

Studimet e fundit të ‘Institutit Kombëtar të Mjedisit dhe Shkencave Mjekësore ( N.I.E.M.S)‘ në SH.B.A kanë dalë në përfundimin se kufjet që lidhen me smartfonët nëpërmjet valëve( bluetooth) e rrezikojnë shumë herë më pak shëndetin e përdoruesve të tyre krahasuar me kufjet tradicionale(klasike).

Kjo ka të bëjë me valët elektromagnetike(EMR) që vetë telefonat përçojnë  në mjedis, rrezatimi i të cilave e dëmton shëndetin e njerëzve dhe shkakton probleme të brendshme të cilat prekin trurin dhe organet e tjera jetike. Ato, kanë aftësi të shkaktojnë dëme në afatgjatë edhe në ADN-në brenda qelizave.

Këto valë të padukshme janë të pashmangshme por përgjatë studimit u vu re se kufjet e Bluetooth-it emetonin 40-100 herë më pak valë EMR pavarësisht sasisë së valëve elektromagnetike që prodhonte telefoni me të cilin ato ishin lidhur, gjë që nuk ndodh me kufjet tradicionale. Ne fund, duhet përmendur që shkencëtarët janë ende në studim të kësaj çështjeje dhe deri  tani evidencat pohojnë atë që shpreh dhe studimi por gjithsesi  sa më pak të përdoren pajisjet me rrezatime të këtij lloji, aq më të sigurt do të jemi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME