Teknologji

Apple i zë vendin Samsung si marka më e shitur e smartfonëve

Apple është bërë sërish marka më e shitur e smartfonëve në tregun e Kinës, dhe në të gjithë botën. Sipas një raporti nga Counterpoint Research, Apple arriti shifrat më të larta të tregut në Kinë në tre muajt e fundit të vitit 2021. Kjo është hera e parë në gjashtë vjet që kompania prodhuese e iPhone zë vendin e parë në Kinë. Performanca “e paprecedentë” në Kinë e ka ndihmuar Apple të rimarrë pozicionin e saj si lider në tregun global. Gjiganti amerikan mundi Samsung gjatë sezonit të festave.

Por Apple gëzoi një rritje meteorike tremujorin e kaluar, pasi u ngjit në vendin e parë në Kinë menjëherë pas lëshimit në treg të iPhone 13. Huawei, konkurrenti kryesor i Apple në tregun premium, u përball me rënie të shitjeve për shkak të sanksioneve të vazhdueshme të SHBA-së. Sidoqoftë, Apple ende renditet e treta në Kinë në përgjithësi për vitin e plotë të 2021, sipas Counterpoint. Vivo dhe Oppo dolën respektivisht në vendin e parë dhe të dytë, secila duke zënë rreth një të pestën e tregut.

Konkurrenca po nxehet, Samsung po përgatitet për lançimin e smartfonit Galaxy Unpacked më 9 shkurt, gjë që tradicionalisht ndihmon për t’i dhënë kompanisë një shtysë në shitje. Samsung raportoi fitime solide të veta në Seul të enjten, me një rritje prej 53% në fitimin operativ për tremujorin e katërt, ndërkohë Apple do të raportojë fitimet të enjten pas mbylljes së tregut.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close