Categories Teknologji

Apple po prodhon smartfonë që iu riparohet ekrani vetë pasi thyhen

Një patentë aplikimi e Apple, e publikuar përgjatë ditës së djeshme, vuri në pah për herë të parë konceptin e prodhimit të smartfonëve të palosshëm që do kenë një ekran “vetë-riparues” në rast se gërvishten apo dëmtohen totalisht.

Siç shkruhej në patentën e aplikimit, koncepti i propozuar do lejojë që pajisja të riparohet vetë, pa ndërhyerjen e përdoruesit të saj, raporton The Verge. Riparimi, siç raporton i njëjti burim, do bëhet në rastet kur ekrani dëmtohet nga nxehtësia apo dëmtimi prej energjisë elektrike përgjatë kohës sa është në mbushës.

Një sërë kompani teknologjike, përfshirë Samsung dhe Motorola, tashmë po bëjnë stile të ndryshme të telefonave të palosshëm, por tipari i vetë-shërimit i propozuar i Apple do të ishte i pari në mesin e prodhuesve të smartfonëve.

Teknologjia themelore e vetë-riparimit është testuar në një smartfon tashmë, LG’s G Flex në 2013-ën. Ai kishte një mbulesë të pasme të vetë-riparimit që supozohej të riparonte copa të vogla, të shkaktuara nga ndonjë gërvishtje thike. Megjithatë, ajo nuk rezultoi aq e efektshme. Megjithatë, nuk është dhënë asnjë tregues nga firma teknologjike se kjo e fybdut do të lansojë telefon të palosshëm me material vetë-shërues.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME