Teknologji

Artan Hoxha u zbulon aplikacionin “sekret” politikanëve: Nuk përdorin WhatsApp

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka deklaruar se ministrat, politikanët dhe zyrtarët nuk i besojnë aplikacionit ‘WhatsApp’ për komunikimin mes tyre.

I ftuar në “Opinion”, Hoxha tha se që në momentin e parë që takon një politikan, ai të pyet për aplikacionin ‘Signal’, pasi atë përdorin për të komunikuar.

“Ministrat, zyrtarët dhe politikanët kanë aplikacion të ri tashmë. Ata nuk përdorin më WhatsApp. Po të takosh një politikan, gjëja e parë që thotë është ‘a ke Signal ti?’. Përdorin Signal për të komunikuar, është më i sigurt,”- tha Hoxha.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: