Teknologji

Audi prezanton super-veturën, “dridhen“ BMW dhe Mercedes (Foto)

Pak ditë më parë, kompania prodhuese e automobilave ‘Audi’ ka lansuar modelin sportiv ‘RS7 Sportback’. Vetura në fjalë ka një motor me vëllim prej 4,0 litrash, tetë cilindrash dhe dy turbombushës, që ia mundësojnë asaj të arrij 591 kuaj-fuqi.

Shpejtësia prej 0-100 kilometra në orë nga prodhimi i ri i ‘Audi’-së arrihet për 3,6 sekonda, derisa shpejtësia maksimale e tij është 250 km/h. Blerësit e saj kanë mundësinë të zgjedhin 12 ngjyra të ndryshme, përfshirë dy nuanca të veçanta për këtë model: e hirta dhe e zeza.

Kjo makinë pritet t’i bëjë konkurrencë modeleve Mercedes-Benz CLS63 AMG dhe BMW M6 Gran Coupe. Megjithëse nuk është bërë i ditur çmimi, data përgjatë të cilës modeli do plasohet në treg do jetë tremujori i parë i vitit të ardhshëm.

2020 Audi RS7 Sportback at the 2019 Frankfurt Motor Show

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button