Instagram është i paaksesueshëm për miliona përdoruesve në mbarë botën. Përdoruesit shprehën irritimin e tyre në rrjetin social Twitter. Ndërsa arsyeja e kësaj ndërprerje mbetet e paqartë, 51% e përdoruesve thanë se nuk aksesojnë dot aplikacionin, 29% kishin probleme me serverin dhe 21% kishin probleme me uebsajtin e Instagram.
DownDetector tha se probleme mund të kenë edhe WhatsApp dhe Facebook duke sugjeruar se ato shtrihen tek serverët e kompanisë.
Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al