Categories Bota, Teknologji

“Bisha” e re e marinës amerikane, gjysmë tank, gjysmë “Xhip”

Makina që është miratuar si zëvendësuesja e legjendares “Humvee”, automjeti kryesor i transportit për trupat amerikane në fushëbetejë, ka nisur të prodhohet e të dërgohet në masë për Marinën amerikane. Makina e re “JLTV” e prodhuar nga Oshkosh, ka dhënë rezultate shumë më të larta se pasardhësja e saj, ndaj krerët e ushtrisë amerikane kanë nxituar që ta vënë në testim.

Marina amerikane ka porositur fillimisht 9000 të tilla, që janë sa 60% e gjithë flotës së tyre me Humvee, të cilat janë 15.390 në total Britania, po ashtu, pritet të blejë makina të tilla me një vlerë prej 1 miliardë dollarësh. Kompania Oshkosh nga Uiskonsin e fitoi tenderin kundër gjigantëve “Lockheed Martin” dhe ka fituar një kontratë që do të shkojë deri në 30 miliardë dollarë, deri në fund.

“Humvee” e humbi pak shkëlqimin gjatë luftërave në Irak dhe Afganistan, transmeton TCH. Zyrtarët amerikanë shpresojnë që JLTV e Oshkosh do t’u japë më shumë siguri ndaj minave, më shumë fleksibilitet dhe shpejtësi.

JLTV nga Oshkosh në të majtë, do të zëvendësojë Humvee-n e Lockheed Martin në të djathtë.

Lockheed e kundërshtoi tenderin, por ushtria amerikane është e vendosur për JLTV, dhe ka nisur porositë në masë.

Drejtuesit e Marinës besojnë se JLTV do të jetë më rezistente ndaj minave dhe më e shpejtë në fushëbetejë.

Humvee ka qenë mjeti kryesor i transportit për ushtrinë amerikane prej dekadash.

Kontrata që ka fituar Oshkosh do t’i japë kompanisë rreth 30 miliardë dollarë ndër vite.

SHBA planifikon të zëvendësojë gjithë Humvee-t me JLTV deri në vitin 2030.

Deri tani, ushtria amerikane ka financuar çerek miliardi dollarë për JLTV.

Marina ka bërë porosinë për 9 mijë të tilla, 60% e flotës së Humvee, dhe prodhimi ka nisur.

JLTV e Oshkosh ka dalë më mirë gjatë provave dhe është quajtur “gjysmë tank, gjysmë Jeep”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME