Në Angli do të nisë së shpejti ndërtimi i pishinës më të thellë në botë, që do të kushtojë rreth 200 milionë euro. E quajtur “Humnera blu”, kjo pishinë do të jetë 50 metra e thellë dhe do të mbajë 42 000 metra kub ujë. Qëllimi i ndërtimit të kësaj pishine është kërkimi shkencor, stërvitja e astronautëve dhe testimi i robotëve nënujorë.