Categories Teknologji

Britaniku 15-vjeçar shpik orën që ju të mos e prekni fytyrën

Në kohën e pandemisë, prekja e fytyrës është një shprehi që mund të shndërrohet në veprim fatal për disa njerëz pasi duart tona bartin mikrobe nga sipërfaqet e kontaminuara në sy, veshë, hundë dhe gojë.

Kjo e frymëzoi britanikun 15-vjeçar, Max Melia, që ta shpikë orën Vybpro, e cila ofron ndihmë që njerëzit të mos e prekin fytyrën në mënyrë të pavetëdijshme dhe ta shmangin një pjesë të rrezikut nga infektimi me koronavirus, shkruan “CNN”.

Ora punon duke i njohur gjestet që lidhen me lëvizjet e duarve drejt fytyrës. Duke kombinuar teknologjinë unike me algoritmat për ta bërë dallimin mes prekjes së parashikuar të fytyrës dhe lëvizjeve të tjera të duarve, ora dridhet sa herë që personi i afron duart te fytyra. Zbuluesi i kësaj ore rekomandon që njerëzit ta vendosin nga një pajisje të tillë në secilën dorë që t’i monitorojnë lëvizjet e të dy duarve.

Kjo ide Maksit dhe nënës së tij, Natalie, për herë të parë u kishte ardhur në mendje në vitin 2018, kur po diskutonin për të gjetur një mënyrë për parandalimin e ftohjes dhe gripit. Megjithatë, kur pandemia e koronavirusit filloi të përhapej në tërë botën, rritja e numrit të viktimave e frymëzoi djaloshit që t’i përvishet punës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME