fbpx
Teknologji

BRUKSEL – BE miraton 3,2 miliardë euro fonde publike për studimin e baterive

Prodhuesit e baterive në shtatë vende të BE-së do të marrin deri në 3,2 miliardë euro fonde kërkimore deri në vitin 2031, në një projekt të cilit iu dha drita jeshile nga Komisioni Europian. Sipas ekzekutivit të BE-së, nga këto fonde do të përfitojnë 17 kompani të përfshira në të gjitha pjesët e zinxhirit të prodhimit të baterive, nga minierat e lëndëve të para, deri te dizenjimi dhe riciklimi.

Komisioni ka identifikuar prodhimin e modernizuar të baterive, si interes kryesor strategjik për sektorin e automobilave në Europë, gjithashtu dhe për një energji më të pastër.

Vlerësimet tregojnë se prodhuesit europianë të baterive kanë mbetur mbrapa në zhvillim, krahasuar me homologët e tyre aziatikë, veçanërisht kur bëhet fjalë për bateri të përdorura për makina elektrike. Rreth 80% e baterive në të gjithë botën prodhohen në Azi, krahasuar me 3% në Europë. / /sara/r.e/atsh

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button