Categories Teknologji

Ekspertët: Në vitin 2600 njerëzit do të jenë të pavdekshëm, do të udhëtojnë në kohë e do të ngjallin te shuarit (Foto)

Alexey Turchin, akademiku rus i njohur si “trans-humanist”, ka publikuar një dokument të quajtur “Rruga drejt pavdekshmërisë”, ku detajohet sesi një ditë njerëzimi do të mund të jetojë përgjithmonë e madje të ringjallë të vdekurit. Turchin ia ka dedikuar punën e tij kërkimore ndjekjes së pavdekshmërisë, i nxitur nga vdekja e një mikut të tij të fëmijërisë, kur ai ishte vetëm 11 vjec.

Ai ka publikuar disa libra mbi subjektin dhe së fundmi ka shkruar një dokument të quajtur “Klasifikimi i qasjeve drejt ringjalljes teknologjike”. Bashkë me kolegun e tij studiues Maxim Chernyakov, ata detajojnë katër rrugë të ndryshme drejt pavdekshmërisë, në mënyrë që çdo lexues “të zgjedhë vetë aventurën që dëshiron”. Kështu nëse njëri plan i zgjatjes së jetës dështon, janë edhe tre të tjerë për të përdorur, sipas idesë.

“Vdekja duket si një ngjarje e përhershme, por në të vërtetë nuk kemi asnjë provë për pakthyeshmërinë e saj”, shkruajë autorët. “Ne po listojmë këtu disa mënyra të mundshme të ringjalljes së të vdekurve, që nuk bien në kundërshtim të botëkuptimit aktual shkencor të ekzistencës sonë. Megjithse aktualisht nuk ka asnjë metodë të mundshme, ato mund të bëhen të tilla me zhvillimin e ardhshëm teknologjik, prandaj është e mundur të veprojmë që tani për rritjen e probabilitetit të tyre”.

Plani A, është thjesht mbijetesa deri në kohën kur teknologjia të ketë avancuar  në arritjen e zgjatjes artificiale të jetës. Gjatë kësaj kohe njerëzit që duan të jetojnë përgjithmonë, thjesht duhet të largojnë sa më shumë vdekjen e tyre duke zëvendësuar organet e tyre me objekte të krijuara nga bio-inxhinieria, ose thjesht duke qëndruar gjallë në një ‘trup nano-teknologjik’”. Në një kohë kur këto metoda janë të pamundura ose të pasuksesshme, Turchin rekomandon Planin B – atë të ngrirjes së trupit deri në gjetjen e një zgjidhjeje, një “shërbim” ekstrem që tashmë ka nisur të ofrohet nga disa kompani.

Plani C është ai i “pavdekshmërisë dixhitale”, që përfshin ruajtjen e të gjitha të dhënave specifike të personit në mënyrë që ai të mund të rindërtohet në të ardhmen nga inteligjenca artificiale, e njohur si “indirect mind uploading”. Kjo e fundit është e ngjashme në një episod të serialit ‘Black Mirror’ ku një grua rikrijon bashkëshortin e saj të vdekur, bazuar në historinë e tij të mediave sociale. Turchin thotë se është i vendosur në ruajtjen e historisë së tij në internet, dhe se regjistron çdo detaj të mundshëm të jetës së tij.

Ai shpreson që një ditë super-inteligjenca artificiale të marrë të gjithë këtë informacion për të rindërtuar një version dixhital të vetes. Ky ‘person’ i dixhitalizuar’ më pas do të ‘shkarkohet’ në një tjetër trup, që është klonuar nga ai Turchin. Ndërsa plani D është i thjeshtë: Ki besim në mundësinë natyrale të pavdekshmërisë, ose në nivel kuantik, ose me inteligjencën artificiale. Turchin rekomandon që qasjet e tij janë shansi më i mirë për jetën e përhershme, edhe pse mund të jetë ende larg.

“Zhvillimi i inteligjencës artificiale po ecën shumë shpejt por jemi ende larg ‘download-imit’ të plotë të një qenieje njerëzore në një kompjuter,” tha ai për mediat ruse. “Kjo sepse ne duam që kjo të ketë shanse të mira suksesi, dhe sipas llogaritjeve do të arrihet rreth vitit 2600.”

Një tjetër teknologji në pritje, sipas tij është ajo e udhëtimit në kohë.Shkencëtari thotë se një makinë e kohës do të kishte nevojë për një sasi të madhe energjie, për të cilën nevojitet një “Sferë e Dyson”. Kjo e fundit është një megastrukturë që mund të përfshijë një yll të tërë kozmik, dhe të ruajë thuajse të gjithë energjinë e tij.

Për krahasim, “Sfera e Dyson” e diellit të tokës prodhon rreth 400 septilione vat për sekondë, që sipas studiuesve mund të sjellë pavdekshmëri madje dhe kthim prapa të vdekjes. “Ka shumë qasje shkencore për ringjalljen dhe nëse ndodhin avancimet e pritura teknologjike, ringjallja është e paevitueshme”, shkruajnë ata.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Teknologji

Rama: Brenda 2 vitesh do përdorim inteligjencën artificiale

“Reformë në administratë, digjitalizim të shërbimeve” Revolucioni i teknologjisë në transformimin e shteteve ka qenë…

LEXO ME SHUME