Categories Teknologji

Facebook di çdo vend ku ju shkoni, ja si mund ta ndaloni këtë gjë

Nëse përdorni aplikacionin Facebook në celular, ai do të gjurmojë vendndodhjen tuaj dhe do të dijë çdo vend  ku ju shkoni, edhe kur ju nuk po përdorni aplikacionin në mënyrë aktive. Shumë përdorues shprehen se kur ata kanë kërkuar në cilësimet e përdoruesit në Facebook për të zbuluar pak më shumë, atëherë aplikacioni shfaqte  të dhënat e udhëtimeve të tyre.

Kur ju do të dëshironi të shihni këto të dhëna mjafton që të zgjidhni një datë të rastësishme. Në atë datë ju do të vëreni të gjitha vendet që keni vizituar. Madje do të mund të shihni dhe rrugën e saktë që keni bërë me makinë.

Por Facebook shprehet se e përdor këtë informacion për të “siguruar që ju të keni mundësinë të tregoni  vendndodhjen, duke përfshirë lejimin për të postuar përmbajtje të etiketuar me vendndodhjen tuaj, për të marrë reklama më të përshtatshme për  ju, për të gjetur vende dhe Wi-Fi në afërsi dhe për të vëzhguar vendodhjen e miqëve të afërt”.

Gjithashtu thotë se përdor të dhëna për të ndërtuar një “histori të vendeve të sakta të marra përmes Shërbimeve të Vendndodhjes në pajisjet tuaja. Kur Historia e Vendndodhjes është aktive, Facebook do të shtojë vendndodhjen tuaj të saktë aktuale në Historikun tuaj të Vendndodhjes. “Por shumë persona nuk janë dakord me këtë veprim, madje ata shprehen që nuk do të donin kurrë të tregonin vendndodhjen e tyre.

Ja si të ndaloni Facebook të ndjekë vendndodhjen tuaj në Android ose iPhone:

Hapni Facebook në telefonin tuaj.

Klikoni  mbi butonin e menusë. E cila duket si tre shufra të grumbulluara njëra mbi tjetrën.

Zgjidhni Cilësimet dhe Privatësinë.

Zgjidhni Shkurtoret e Privatësisë.

Zgjidhni Menaxho cilësimet e vendndodhjes suaj.

Klikoni  lehtë mbi ”Hyrjen në vendndodhje.”

Çaktivizo “Historikun e vendndodhjeve”.

Klikoni mbi Shërbimet e vendndodhjes dhe çaktivizoni “Përdor vendndodhjen”.

Ju mund ta ndaloni Facebook-un të ruajë historikun e vendndodhjes suaj, por nuk mund ta bëni thjesht në faqen e internetit të Facebook. Në vend të kësaj, duhet ta fikni manualisht në telefonin tuaj duke përdorur aplikacionin Facebook.

Për të fshirë historikun tuaj, veproni si më poshtë:

Hapni Facebook në telefonin tuaj.

Klikoni mbi butonin e menusë.

Zgjidhni Cilësimet dhe Privatësinë.

Zgjidhni Shkurtoret e Privatësisë.

Zgjidhni Menaxho cilësimet e vendndodhjes suaj.

Klikoni  mbi “Shikoni historikun tuaj të vendndodhjeve”.

Klikoni  mbi butonin e menusë në të djathtë (duket si tre pika.)

Dhe në fund klikoni mbi “Fshi të gjithë historikun e vendndodhjeve”.

Vetëm mos harroni, nëse ndonjëherë doni të postoni një foto që etiketon vendndodhjen tuaj, ose dëshironi të tregoni vendndodhjen teksa  jeni duke ngrënë në një restorant, ju mund të vendosni sërish të dhënat tuaja të vendndodhjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME