Categories Teknologji

Facebook mbyll qindra adresa të rreme në Shqipëri

Facebook tha të martën, më 6 prill se ka mbyllur qindra llogari të rreme të lidhura me një grup iranian në Shqipëri. Llogaritë postuan përmbajtje kritike ndaj qeverisë së Iranit dhe mbështetëse të Muxhahedin-e-Khalq, një grup disident i njohur si MEK.

Në shumë raste, llogaritë e Facebook dhe Instagram përdorën emra dhe fotografi të rreme të profilit. Facebook përcaktoi që llogaritë po drejtoheshin nga një vend i vetëm në Shqipëri nga një grup individësh që punonin në emër të MEK.

Sipas raportimeve, Facebook u ka mbyllur muxhahedinëve 128 llogari, 41 faqe, 21 grupe dhe 146 llogari në Instagram në muajin mars për shkeljen e rregullave dhe mashtrimin e të tjerëve në lidhje me identitetin dhe qëllimin e tyre në emër të një subjekti të huaj.

Rrjeti i llogarive të rreme ishte më aktiv në 2017 dhe përsëri në fund të vitit 2020, tha Facebook. Në tërësi, më shumë se 300 llogari, faqe dhe grupe në Facebook dhe Instagram u mbyllën si pjesë e veprimit të kompanisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME