Categories Teknologji

Facebook merr vendim – Duke nisur nga e hëna do i themi lamtumirë rrjetit social Instagram!

Facebook e ka shitur këtë platformë, ndaj duke nisur nga e hëna, çdo llogari e jona në Instagram do të fshihet automatikisht. Rrjeti social Instagram, i cili u lançua më 6 tetor të vitit 2010, është një ndër aplikacionet më të shkarkuara në mbarë botën.

Për vite me radhë, përdoruesit kanë qenë të fiksuar me këtë aplikacion që mundësoi lidhjen e njerëzve nga çdo cep i globit, duke na sjellë më pranë njëri-tjetrit. Jo vetëm të rinjtë, por edhe mosha më të mëdha kanë hapur llogari personale në Instagram, për të ndarë tek tuk ndonjë foto ose video, si dhe për të mësuar se ç’bën bota.

Mirëpo fatkeqësisht, ju themi se platforma Facebook e cila zotëron këtë aplikacion, ka vendosur t’i japë fund njëherë e mirë epokës së Instagram-it! Një zëdhënës i Facebook ka bërë të ditur se kompania, e cila po eksploronte një version të ri të Instagram-it të kontrolluar nga prindërit, që do të ishte i ngjashëm me aplikacionin Messenger Kids, ka hequr dorë jo vetëm nga ky projekt, por nga i gjithë rrjeti social.

Facebook e ka shitur këtë platformë, ndaj duke nisur nga e hëna, çdo llogari e jona në Instagram do të fshihet automatikisht. Fundjava është afati kohor që njerëzit kanë për të ruajtur të gjitha të dhënat e tyre personale në këtë rrjet social, i cili do të fshijë çdo foto dhe video që është publikuar deri më sot. Pas një dekade të lavdishme, duhet t’i themi fund njëherë e mirë rrjetit social Instagram, i cili na shoqëroi në fëmijërinë apo adoleshencën tonë. E trishtë apo jo? Fatmirësisht, sot është 1 Prill dhe gjithçka e shkruar në këtë artikull ishte një rreng për ju! Nëse na besuat, shpërndajeni me dikë tjetër këtë “lajm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME