Categories Teknologji

Facebook vjen me ndryshimet e reja, mësojini

Facebook ka nisur një menu të re që lejon profilet personale, publike dhe të faqeve që të kufizojnë përdoruesit nga futja e komenteve. “Ndryshimi i audiencës që mund të komentojë në një postim duhet t’u lejojë administratorëve të kontrollojnë më tej bisedën dhe të zvogëlojnë ndërveprimet e mundshme të padëshiruara”, tha rrjeti social. E njëjta risi është në dispozicion për menaxhimin e markave, në mënyrë që të garantojë një dialog të respektueshëm me politikat vetëm me personat ose faqet e etiketuara.

“Media sociale i lejon njerëzit të diskutojnë, të ndajnë dhe të kritikojnë lirshëm dhe në një shkallë të gjerë, pa kufij ose ndërmjetësim të detyruar më parë nga media tradicionale, por ne jemi të vetëdijshëm se ka nevojë për rregulla bazë të rëna dakord, si në platformat e medieve sociale, ashtu edhe në shoqëri në përgjithësi”, shpjegoi zëvendëspresidenti i Facebook për Çështjet Globale, Nick Clegg.

Nëpërmjet kësaj risie, kur redaktoni postimin, pasi ta keni botuar, një ikonë në formën e një mesazhi me fjalët “kush mund të komentojë në postimin tuaj” do të hapë tre opsione të ndryshme, nga të cilat mund të zgjidhni nëse do t’i lini komentet të hapura për të gjithë, vetëm për miqtë ose ekskluzivisht për personat dhe faqet e përmendura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME