fbpx
Teknologji

FOTO/ Ja si dukej një iPad në 1982

Designi i produkteve Apple në përgjithësi nuk ka ndryshuar shumë ndër vite. Megjithatë ka qenë një kohë kur estetika e kompanisë karakterizohej nga format e mëdha, dhe kombinimet shumë ngjyrëshe. Kjo vërtetohet më së miri edhe nga prototipet me të cilat kompania eksperimentonte në vitet e saja të para të suksesit. Një foto e shpërndarë në Reddit na tregon një aparat i cili ndoshta do të mund të quhej iPad i asaj kohe.

Aparati në foto është i vitit 1982, ai është një produkt modular me një ekran, një tastierë dhe një drive disk mbi një tabaka. Designi nuk është vizatuar nga vetë Apple por nga një kompani e quajtur Frog Design, dhe themeluesi i vetë Hartmut Esslinger. Pavarsisht se ky produkt nuk u finalizua kurrë ai është ndër të parët produkte që frymëzuan linjën estetike “Snow White” të përdorur më vonë tek kompiuterët Macintosh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button