Teknologji

Gati ligji kundër rrjeteve sociale që ndalojnë politikanët

Një projektligj i ri që pritet të shkaktojë debate po miratohet në Florida. Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare ligji i ri parashikon gjoba për rrjetet sociale që ndalojnë politikanët.

Deri tani projektligji është aprovuar nga të dy dhomat në legjislaturën e Florida. Po ashtu ky projektligj tani duhet të nënshkruhet nga aleati i Trump, Guvernatori Ron DeSantis. Legjislacioni lejon platformat të pezullojnë llogaritë, por vetëm për 14 ditë, dhe mund të gjobiten deri në 250,000 Dollarë në ditë për shkelje të ligjit.

Ky projekt ligj i ri duket se është bërë në mbrojtje të ish-Presidentit, Donald Trump, të cilit i kanë mbyllur llogaritë në mediat sociale. Trump u ndalua nga Twitter dhe u pezullua nga Facebook dhe YouTube pas trazirave vdekjeprurëse të Capitol Hill në Janar, pasi e akuzuan se nxiti dhunë.

Por nga ana tjetër NetChoice, një grup që promovon shprehjen e lirë në internet, ka mbajtur një qëndrim kundër këtij projektligji. Ky projektligj besohet se është nxitur nga Guvernatori i shtetit të Florida, DeSantis, i cili njihet si një mik i Presidentit Donald Trump dhe kjo është një ndihmë që i bën atij.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: