Teknologji

Gjiganti elektronik LG nuk do të prodhojë më telefona celular

Gjiganti elektronik i Koresë së Jugut, LG, po mbyll biznesin e tij me humbje të telefonave celularë. ”Bordi i drejtorëve miratoi sot këtë lëvizje”, tha ”LG Electronics” në një deklaratë të lëshuar në Seul.Mbyllja e sektorit të telefonisë mobile të LG pritet të përfundojë në fund të korrikut.

“Vendimi strategjik i LG për të dalë nga sektori i telefonit celular tepër konkurrues do t’i mundësojë kompanisë të përqendrojë burimet në fushat e rritjes si komponentët e automjeteve elektrike, pajisje të lidhura, shtëpi smart, robotikë, inteligjencë artificiale dhe zgjidhje në biznes si dhe platforma dhe shërbimet”, shtoi deklarata.

LG dëshiron të “vazhdojë të përdorë ekspertizën e saj të mobile dhe të zhvillojë teknologji të lidhura me lëvizjen si 6G për të ndihmuar në forcimin e mëtejshëm të konkurrencës në fusha të tjera të biznesit”. ”Teknologjitë thelbësore të zhvilluara gjatë dy dekadave të operacioneve të biznesit celular të LG do të ruhen dhe zbatohen për produktet ekzistuese dhe të ardhshme”, tha kompania. Tërheqja e LG nga biznesi i smartfonëve kishte qenë në horizont për disa kohë.Ndarja ka treguar një humbje operative për vite me radhë./ a.jor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: