Teknologji

Instagram nuk ndalet, prezanton ‘opsionin’ e ri që “mbron” adoleshentët

Punëtorët e Instagramit po vazhdojnë të punojnë për të nxjerrë më të mirën e aplikacionit. Këtë herë, një nga aplikacionet më të preferuar në botë po punon për mirëqenien e adoleshentëve.

Nënkryetari i Facebook-ut për  Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Nick Clegg ka njoftuar se Instagram do prezantojë masa të reja për të larguar adoleshentët nga përmbajtja e dëmshme.

Plani i tyre është që të zëvëndësojnë këto përmbajtje me diçka pozitive. “Bëj një pushim” është veçoria që pritet ti shtohet Instagramit, për ti inkurajuar ata të shohin diçka më të mirë.

“Instagrami do prezantojë një ndryshim për adoleshentët. Sistemet tona do vërejnë sesi adoleshentët vazhdimisht po shikojnë një përmbajte e cila nuk ndikon pozitivisht tek ai. Këtu, ne do të ndërhyjmë, duke i nxitur ata të shikojnë përmbajtje që janë në të mirën e tyre”, tha ai.

Nuk duhet se kur funksion do vijë në Instagram, por puna ka nisur. E gjithë kjo vjen pas rënies së aplikacioneve një javë më parë. Pas kësaj, ish punonjësja e Facebook, Frances Haugen tha se Instagram ka një ndikim negativ në shëndetin mendor të përdoruesve të rinj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: