Instagrami do të marrë masa të rrepta për të goditur reklamat e fshehura nga “influencuesit” në rrjetin social që paguhen për të promovuar një produkt me fotografi apo video në llogarinë e tyre.
Autoriteti i Konkurrencës dhe Tregjeve i Britanisë (CMA) ka bërë këtë deklaratë duke iu referuar influencuesve me mijëra ndjekës që mund të fitojnë tarifa të mëdha nga kompani të ndryshme.
“Njerëzit do e kenë shumë të vështirë që të postojnë një reklamë në Instagram pa e etiketuar atë si të tillë,” tha CMA në një deklaratë. Ky reagim i ashpër vjen pasi janë hetuar disa influencues dhe nuk e kanë sqaruar nëse janë paguar për produktin apo jo.
Ndikuesit do të duhet të konfirmojnë dhe zbulojnë nëse kanë marrë përfitim financiar për të promovuar një produkt ose shërbim.