Categories Teknologji

Instagrami planifikon disa ndryshime në funksionim

Instagrami do të kërkojë nga anëtarët e vet të rinj që gjatë regjistrimit ta shkruajnë datën e lindjes, pasi që planifikon të sjellë më shumë përmbajtje që u përshtaten grupmoshave specifike. Ky rrjet social për shpërndarje të fotografive tashmë kërkon që përdoruesit të jenë të paktën 13 vjeç për të krijuar llogari, shkruan BBC News.

Datat e lindjes do t’i ndihmonin kompanisë të reklamonte shpallje për produkte specifike të cilat nuk janë të destinuara për fëmijët, shkruan KOHA Ditore. Këto informacione do ta ndihmojnë Instagramin që ta ndalojë shfaqjen e reklamave për bixhoz, alkool dhe kontroll të lindjes.

Megjithatë, nga Instagrami thonë që reklamimi nuk qëndron prapa këtij ndryshimi, dhe theksuan se në javët e ardhshme do t’i inkurajojnë përdoruesit e rinj që t’i përshtatin konfigurimet e tyre të privatësisë. “Kërkimi i këtyre informacioneve do të ndihmojë në parandalimin që fëmijët t’i bashkohen Instagramit, do të ndihmojë në mbajtjen e të rinjve më të sigurt dhe mundësimin e përmbajtjeve përgjithësisht më të pasura që janë të përshtatura për grupmoshat specifike”, theksoi kompania në blogun e saj.

Të kuptuarit e grupmoshës është mjaft i rëndësishëm për punën që e bëjnë, thanë ata, dhe jo vetëm për të krijuar përvoja të përshtatshme për moshat përkatëse, por edhe për ta përmbushur rregullin shumëvjeçar për të mos u lejuar qasje fëmijëve. / KultPlus.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME