fbpx
Teknologji

Inteligjenca gjermane do të mund të lexojë mesazhet në WhatsApp

Qeveria Gjermane mori vendimin këtë të Mërkurë në mënyrë që shërbimet sekrete të mund të kenë akses në bisedat e koduara në grupe mesazhesh si në Messenger ose Whatsapp, masë që synon “për të luftuar më mirë terrorizmin”. Projekt-ligji, i hartuar pas një serie sulmesh nga e djathta ekstreme gjermane, u miratua këtë të Mërkurë nga Këshilli i Ministrave dhe pritet të vleresohet nga Anëtarët e Parlamentit.

Sipas tekstit, Zyra për Mbrojtjen e Kushtetutës, domethënë Shërbimet e Inteligjencës Gjermane dhe Shërbimi Kundërzbulimit Ushtarak në të ardhmen do të autorizohen të monitorojnë jo vetëm bisedat e vazhdueshme përmes Messenger por edhe ato të koduara tashmë dërguar në këtë platformë me ndihmën e “spyware” në veçanti.

“Unë nuk mund të pranoj që autoritetet tona të sigurisë nuk janë në gjendje të ndjekin penalisht armiqtë e demokracisë sonë për mungesë fuqish”,- tha ministri i brendshëm gjerman, Horst Seehofer, “Ditët e telefonave rrotullues janë zhdukur. Ne kemi nevojë për shërbime të inteligjencës që mund të shohin dhe dëgjojnë në epokën dixhitale “- tha  Seehofer, duke shtuar se ligji i ardhshëm është një hap i shumëpritur në luftën kundër terroristëve dhe ekstremistëve.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button