Categories Teknologji

Inxhinieri i Google: Truri mund të lidhet me internet në vitin 2030

“Ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë limitet tona dhe të mendojmë në cloud. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë”. Ray Kurzweil, shefi i inxhinierisë tek Google, mendon se qeniet humane do të bëhen hibridë që mund të lidhin trurin e tyre me internet nga viti 2030. Kurzweil e bëri këtë deklaratë të pazakonshme në konferencën “Exponential Finance” në Nju Jork.

Sipas tij, truri mund të lidhet me nanobotë, robotë të vegjël të krijuara nga fibrat e ADN-ës, dhe do të jetë në gjendje të shfrytëzojë serverët në cloud për të rritur inteligjencën tonë.

“Mendimet tona do të jenë një hibrid i mendimeve biologjike dhe jo-biologjike,” deklaroi Kurzweil. “Kështu, gradualisht jemi duke përmirësuar veten. Në pikëpamjen time, kjo është natyra e njeriut, të kapërcejë limitet e veta”. “Ne do të jemi në gjendje të zgjerojmë limitet tona dhe të mendojmë në cloud. Ne do të vendosim portat e reve në trurin tonë”.

Rurzweil parashikoi se singulariteti teknologjik- kur inteligjenca artificial tejkalon inteligjencën humane do të ndodhë nga viti 2045. Ai ka bërë edhe më parë parashikime për të ardhmen dhe kanë rezultuar të sakta. Në vitet ’90 ai bëri 147 parashikime për vitin 2009. Në vitin 2010 ai shqyrtoi parashikimet e tij dhe pa që 86% e tyre ishin të sakta.

Ai parashikoi se njerëzit do të përdorin kompjuterë portativë në vitin 2009, kabllot do të zhduken dhe ekranet e kompjuterëve do të shfaqen edhe tek syzet. Po ashtu, Kurzweil kishte parashikuar që në vitin 2009 do të ketë edhe makina vetë-drejtuese, por në të vërtetë kjo u realizua disa vite më vonë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME