Teknologji

Italia aktivizon pasaportën e gjelbër të udhëtimit, e vlefshme nga 1 korriku

Prej ditës së sotme 17 qershor 2021, Italia aktivizon pasaportën e gjelbër e cila prej datës 1 korrik 2021 do të jetë e vlefshme për të lëvizur dhe në të gjithë territorin e Bashkimit Europian.

Kryeministri Mario Draghi ka firmosur draft ligjin i cili përcakton mënyrën e marrjes së Green Pass e lehtësimin e lëvizjes për qytetarët që duan të udhëtojnë e të marrin pjesë në eventet publike, gara sportive, koncerte, festa e ceremoni fetare e civile, panaire etj .

Në një platformë të vënë në shërbim të qytetarëve, mundësohet dërgimi i dokumentacionit të kërkuar e marrja e certifikatës së gjelbër e cila është gratis si në formatin dixhital ashtu dhe në letër.

Certifikata e gjelbër lëshohet për të gjithë ata që kanë kryer v aksinimin antiCovid, për të gjithë ata që kanë kryer një tampon molekular me rezultatin pozitiv në 48 orët e fundit o që janë shëruar nga infektimi e kanë përfunduar periudhën e izolimit certifikuar nga mjeku.

Prej datës 1 korrik kjo certifikatë e gjelbër do të jetë operative dhe në të gjithë territorin e BE.

Qeveria italiane informon se përmes teserës shëndetësore personale çdo kush mund të kërkoj Green Pass si tek mjeku i familjes, si përmes plataformës online ashtu dhe në farmaci.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: