Categories Teknologji

Ja çmimet e iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max në shtetet kryesore të Evropës

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelet e tij më të reja dhe më të avancuara të telefonave të mençur mobil. iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max janë quajtur pajisjet më të reja dhe më të sofistikuara mobile të Apple. Telefonat do të dalin në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 Pro (versioni me 64GB) do të kushtojë 999 dollarë, apo 904 euro, kurse iPhone 11 Pro Max (versioni me 64GB) do të kushtojë 1.099 dollarë, apo 995 euro.

Por, sa do të kushtojnë dy modelet e reja të iPhone në vendet kryesore të Evropës? Në Gjermani, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1.149 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.249 euro, ashtu sikurse edhe në Austri. Në Zvicër, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.199 franga zvicerane, apo 1.022 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max për 1.299 franga apo 1.186 euro. Në Angli, iPhone 11 Pro do të kushtojë 1049 funte, apo 1.173 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.149 funte, apo 1.285 euro. Në Itali, iPhone 11 Pro do të mund të blihet për 1.189 euro, kurse iPhone 11 Pro Max për 1.289 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 Pro do të jetë 1.159 euro, ndërsa iPhone 11 Pro Max do të kushtojë 1.259 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë. Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojnë iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalin në shitje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME