Categories Teknologji

Ja si pritet të jetë “Bota Inteligjente” 2030

Huawei ka mbyllur Samitin Botëror të 18-të të Analistëve të mbajtur për tre ditë radhazi, ku morën pjesë më shumë se 400 të ftuar, përfshirë analistë financiarë, opinionistë dhe përfaqësues të medias. Samiti u mbajt edhe virtualisht, për të krijuar mundësi për një pjesëmarrje nga e gjithë bota. Drejtuesi i Bordit të Institutit të Strategjisë së Kërkimit në Huawei, William Xu ndau me të pranishmit vizionin e kompanisë për “Botën Inteligjente” të vitit 2030.

Çelësi i këtij vizioni është bashkëpunimi më i mirë mes industrive, akademive dhe institucioneve të kërkimit për një qasje më të hapur, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese ndaj risive që çliron potencialin e plotë të krijimtarisë njerëzore për të adresuar sfidat me të cilat përballemi të gjithë.

“Energjia me karbon të ulët, elektrifikimi më i gjerë i industrive dhe inteligjenca janë rruga drejt qëndrueshmërisë. Deri në vitin 2030 më shumë se 50% e gjithë energjisë do të vijë nga burime që janë të rinovueshme, më shumë se 50% e makinave që do të shiten do të jenë elektrike dhe më shumë se 18% e shtëpive do të jenë të pajisura me robotë inteligjentë. Duke fuqizuar një dimension më të gjerë të industrive, teknologjia TIK ka potencialin që të ulë emetimet globale të karbonit me 20% gjatë dekadës së ardhshme”, tha Xu gjatë fjalës së tij.

Ai vijoi më tej duke thënë se: “Në vitin 2030 do të ketë miliarda lidhje në të gjithë botën. Shpejtësitë e brezit të gjerë prej 10 Gbps do të jenë në dispozicion për çdo përdorues. Ne do të shohim një rritje 100 herë më shumë në fuqinë informatike dhe kapacitetin e ruajtjes së të dhënave. Teknologjitë që fuqizojnë brezin, transmetimin, përpunimin dhe përdorimin e informacionit dhe energjisë do të duhet të zgjerohen.” Xu nuk la pa nënvizuar nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat zhvillohen kërkimet që do të ndihmojnë në realizimin e vizionit të Huawei, të cilat janë:

-Konstruktimi i 5.5G për të mbështetur miliarda lidhje të ndryshme.

-Optika Nanoscale për një rritje të shpejtë të kapacitetit të fibrave.

-Përmirësimi i protokolleve të rrjetit për të lidhur të gjitha gjërat.

-Fuqi kompjuterike e përparuar dhe mjaft e fortë për botën inteligjente.

-Nxjerrja e njohurive nga të dhënat masive për zhvillimin e inteligjencës artificiale në industri.

-Të shkuarit përtej arkitekturës së Von Neumann për sisteme që ruajnë të dhënat. 100 herë më shumë.

-Kombinimi i llogaritjes për arritjen e përvojës super-reale. -Mundësimi i vetë-monitorimit të vazhdueshëm për menaxhimin më proaktiv të shëndetit.

-Një internet inteligjent i energjisë për prodhimin, ruajtjen dhe konsumin e energjisë elektrike të gjelbër. “Këto janë nëntë sfidat teknologjike dhe drejtimet në të cilat do të fokusohen kërkimet e mëtejshme që ne besojmë se janë thelbësore bazuar në përvojën tonë në industrinë e TIK. Ato gjithashtu përfaqësojnë atë që ne besojmë se është e nevojshme për të arritur një botë inteligjente në 2030: Lidhje e fortë, informatikë më e shpejtë dhe energji më e gjelbër.”

Konferenca e parë Globale e Analistëve u mbajt në vitin 2004, dhe që prej asaj kohe është zhvilluar çdo vit. Samiti i këtij viti me temë “Për një botë inteligjente dhe plotësisht të lidhur”, u zhvillua nga data 12 prill deri më 14 prill në seanca të ndryshme, ku ekspertë të industrisë nga e gjithë bota ndanë perspektivat e tyre unike dhe diskutuan trendet për të ardhmen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME