fbpx
Teknologji

Kështu mund të duket telefoni tjetër i palosshëm nga Samsung

Ne kemi parë Samsung Galaxy Z Fold 2, një telefon i cili paloset, dhe kur hapet ai bëhet një tablet pastaj. Sipas Techradar, tashmë dihet se si do të duket telefoni i radhës i palosshëm nga Samsung, transmeton Telegrafi. Kjo vjen nga një patentë e botuar kohët e fundit nga Zyra e Patentave dhe Markave të SHBA dhe e zbuluar nga Patently Apple.

Vlen të theksohet se një patentë nuk konfirmon se kompania po punon për një telefon të tillë, por pasi që ky u botua së bashku me patentat e ngjashme për Galaxy Z Flip 5G dhe Galaxy Z Fold 2, duket e mundur që ky telefon të jetë i vërtetë.

Patenta tregon një ekran i cili mbështillet dhe rrokulliset, të cilin mund ta tërhiqni kur dëshironi të përdorni pajisjen. Kështu, nëse ky telefon do të prodhohet, ka të ngjarë të marrë vite deri të dalë në treg, për shkak të teknologjisë së tij të avancuar.

Por një teknologji e tillë mund t’ju japë një ekran të madh në një pajisje relativisht të vogël. Tani do ta quajmë këtë telefon Samsung Galaxy Z Roll, jo sepse ka ndonjë indikacion se do të quhet kështu, por sepse ka kuptim duke pasur parasysh pamjen e tij.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button