Teknologji

Kompania e njohur pritet të tërheqë 2.2 milion makina nga tregu

Volvo, kompania suedeze e automjeteve ka njoftuar së fundmi se do të tërheqë 2.2 milion makina në të gjithë botën. Arsyeja e kësaj tërheqjeje është zbulimi i një defekti në rripin e sigurisë. Sipas asaj që njoftoi kompania, ky është një defekt jashtëzakonisht i rrallë ndërsa kjo është tërheqja më e madhe nga tregu e automjeteve që ka bërë ndonjëherë Volvo. Deri më tani nuk ka pasur asnjë incident të shkaktuar nga ky defekt, por zëdhënësi i kompanisë theksoi se tërheqja e automjeteve është një masë paraprake për të shmangur çdo gjë të padëshiruara.

Defekti në fjalë ka ndodhur në 8 modele të Volvo të prodhuara mes viteve 2006 – 2018. Konkretisht, bëhet fjalë për modelet S60, S60 Cross Country, V60, V60 Cross Country, XC60, V70, XC70 dhe S80. Pronarët që kanë në zotërim këto mjete do të njoftohen nga Volvo ndërsa sipas kompanisë, defekti do të riparohet deri në fund të vitit pa asnjë kosto për pronarët.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: