Categories Teknologji

Kompania polake shpik sensorin që zbulon covid në më pak se 10 sekonda

Kompania ML System ka zhvilluar një sensor që mund të zbulojë grimcat COVID-19 gjatë frymëmarrjes në më pak se 10 sekonda, njoftoi presidenti i kompanisë. Presidenti i ML System, Dawid Cycon tha se kompania ka përfunduar testet e saj paraprake.

“Ne kemi marrë miratimin nga komiteti mjekësor i bioetikës për të kaluar në fazën e testimit në tampona dhe, shumë shpejt, ne presim që të kemi rezultate në lidhje me ndjeshmërinë dhe zbulueshmërinë e pajisjes”, theksoi ai. Presidenti polak, Andrzej Duda, i cili vizitoi fabrikën e ML System, tha se pajisja “është një burim krenarie e madhe për të gjithë vendin”.

“Sot ne paraqesim produktin më të ri të kompanisë, krejtësisht të jashtëzakonshëm, veçanërisht në kohërat e vështira të sotme, kur prekemi nga pandemia COVID-19”, tha presidenti, duke shtuar se sensori mund të zbulojë grimcat COVID-19 në frymëmarrje si dhe në një numër substancash të tjera. ML System është prodhues dhe shpërndarës i paneleve fotovoltaike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME