fbpx
Covid-19Teknologji

Krijohet roboti me fytyrë njeriu që trajton pacientët me covid

Një inxhinier i ri egjiptian ka krijuar një robot me telekomandë që mund të masë temperaturën e pacientit, ta testojë për koronavirusin dhe të qortojë ata që nuk mbajnë maskë. Roboti që ka fytyrë të ngjashme me të njeriut quhet “Cira-03” dhe është i aftë të tërheqë gjak dhe të kryejë EKG dhe rrezet X, pastaj të shfaqë rezultatet e testit në një ekran në gjoksin e tij.

Cira-03 teston pacientët e infektuar me koronavirus duke i mbajtur mjekrën me një dorë dhe me një tjetrën i bën tamponin. Ndërsa qëllimi ishte të kufizohej ekspozimi i punonjësve të kujdesit shëndetësor nga Covidit, El-Komy gjithashtu donte t’i qetësonte pacientët para kësaj situate të rëndë.

“Unë u përpoqa ta bëja robotin të duket më njerëzor, në mënyrë që pacienti të mos i frikësohet kësaj. Kështu që ata nuk ndjehen sikur një kuti po ecën mbi ta”, tha El Komy. Sipas El-Komy, përgjigja nga pacientët ka qenë pozitive. “Ata e panë robotin dhe nuk kishin frikë. Përkundrazi, ka më shumë besim në këtë sepse roboti është më preciz sesa njerëzit”, shtoi ai.

Cira-03 po testohet në një spital privat në Tanta, rreth 60 milje jashtë Kajros, duke matur temperaturën e kujtdo që dyshohet të ketë koronavirus. Pritet që roboti të jetë e ardhmja për të mbrojtur stafin mjekësor ndërsa pritet që të dalë sa më shpejt vaksina ndaj Covidit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button