fbpx
Teknologji

Ky është gjarpri i ri i gjigantit të orëve “Swatch”

Prodhuesi zviceran i orëve, “Swatch Group” përurori të enjten selinë e tij në Biel, në Zvicrën veriperëndimore. Ndërtesa prej druri, një nga strukturat më të mëdha të drurit në botë, u krijua nga arkitekti japonez Shigeru Ban.

“Ne kemi investuar 220 milion dollarë në këto zyra, 125 milion vetëm për markën Swatch,” tha Drejtori i Përgjithshëm Nick Hayek.

Zyra e re u krijua nga arkitekti i Tokios dhe mori pesë vjet për tu ndërtuar. Struktura e lakuar prej druri nga pyjet zvicerane, është e gjatë 240 metra dhe e gjerë 35 metra. Brenda, ka 25,000 metra katrorë hapësirë për zyra të shpërndara në pesë kate për të gjitha departamentet e Sëatch International dhe Swatch Switzerland.

Selia e re është vendosur pranë fabrikës së filialit Omega, Sëatch Group, projektuar gjithashtu nga Ban, dhe ka një shtëpi muze kushtuar markave Swatch dhe Omega. “Kjo është një shpërblim për babanë tonë,” tha Nayla Hayek, kryetare e bordit të drejtorëve të Grupit Sëatch. Nicolas Hayek, i cili themeloi perandorinë Swatch vdiq në vitin 2010.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button