Limuzina më e shpejtë në botë, e cila mund të shkojë nga 0-100 km në orë për vetëm gjashtë sekonda, është vënë në shitje për afro 340 mijë euro në Australi.
Limozina e tipit Ferrari 360 Modena, e cila u ndërtua në vitin 2003 por u rimodifikua në vitin 2012, ka marrë dy rekorde botëror Guinness duke qenë si makina më e shpejtë e këtij lloji, si dhe Ferrari më i gjatë në botë, shkruajnë mediet britanike.
Super-vetura është e pajisur me një sistem kinematik të tingullit rrethues, ndriçim LED, ekrane televizive, dyer me krahë. Mendohet se Ferrari, i cili mund zë vend për deri në dhjetë njerëz, mund të arrijë një shpejtësinë maksimale prej 267 km në orë. Vetura ka përshkuar afro 65 mijë kilometrash.