Categories Teknologji

Mark Zuckerberg bën reagimin e parë: Ndjesë për ndërprerjen e rrjeteve

Aplikacionet Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger i kanë rikthyer normalitetit pas më shumë se shtatë orësh ndërprerje të funksionalitetit të tyre.

Vetë Mark Zuckerberg, CEO i Facebook ka kërkuar ndjesë për ndërprerjen dhe mosfunksionimin e përkohshëm të aplikacioneve. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Zuckerberg shkruan se e kupton se përmes këtyre shërbimeve njerëzit komunikojnë dhe qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.

“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni,”- shkruan Zuckerberg.

Prej më shumë se 7 orësh rrjetet sociale të platformës Facebook janë bllokuar. Sipas DownDetector, problemet për Facebook, Whatsapp dhe Instagram filluan rreth orës 16:44 të ditës së kaluar duke prekur ndjekësit në rang global. Për 7 orë që Facebook nuk u përdor, pasuria personale e Mark Zuckerberg ka rënë me gati 7 bilion dollarë në pak orë, ndërsa kompania e tij ka shënuar rënien më të madhe në bursë që prej vitit 2020, në më shumë se 5%.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME