“Turkcell ka thyer rekordin duke arritur 2.283 GBps shpejtësi në partneritet me kompaninë Ericsson Telecommunications”, thuhet në njoftimin me shkrim të kompanisë Turkcell.
Testi i shpejtësisë u zbatua nga një smartfon të pajisur me 5G me frekuencën e caktuar 3.5 GHz duke përdorur frekuencat prej 1.000 MHz. Turkcell po punon me teknologjinë 5G për disa vite në bashkëpunim me gjigantët e GMS-së si Huawei, Samsung dhe Ericsson.
Shpejtësia prej 2.283 GBps mundëson shkarkimin e një filmi dyorësh për shtatë sekonda, apo shkarkimin e një albumi me 12 muzika për 0.2 sekonda. Rrjetet 5G ofrojnë shpejtësi akoma më të mëdha dhe lidhje më të qëndrueshme për smartfonët dhe pajisjet e tjera.