Categories Teknologji

Mënyra e duhur për të dezinfektuar telefonin tuaj

Sa herë që ne prekim telefonin celular, me gishtat tanë transferojmë bakteret dhe viruset nga pajisja drejt fytyrës dhe gjithçka tjetër që na rrethon.

Njerëzit, dashje pa dashje, janë të varur ndaj telefonit celular, shkruan lajmi.net. Atë e mbajmë gjithnjë në duar, ua japim të tjerëve dhe  e lëmë në sipërfaqe nga më të ndoturat. Pastrimi dhe disinfektimi i tij është i domosdoshëm në këtë periudhë pandemie por jo vetëm.

Për pastrimin e kësaj pajisjeje ju nevojiten:

Ujë të pijshëm

Alkol (mbi 70%) Shishe spërkatëse Pambuk Leckë prej mikrofibre

Hiqeni telefonin nga karikuesi dhe çdo fishë tjetër.

Fikeni atë dhe hiqeni këllëfin mbrojtës, i cili duhet pastruar veçmas.

Në një shishe spërkatëse përzieni sasi të barabarta të ujit dhe alkolit.

Uji i rubinetit nuk është i përshtatshëm sepse është i rëndë dhe mund të gërvishtë ekranin.

Tundeni shishen mirë dhe më pas spërkateni leckën prej mikrofibre me të.

Solucioni nuk duhet hedhur kurrë direkt mbi telefonin dhe lecka nuk duhet të jetë qull.

Fërkojeni telefonin në të gjithë gjatësinë dhe gjerësinë e tij, para dhe mbrapa.

Në pjesën e kufjeve, karikimit apo pikave të tjera hyrëse mund të përdorni një kunj veshësh ose dhëmbësh me pak pambuk.

Lëreni telefonin të thahet për 15 minuta përpara se ta përdorni.

Në të njëjtën mënyrë pastroni edhe kufjet, edhe fishën e karikimit apo këllëfin mbrojtës.

Nëse këllëfi është prej silikoni, atë mund ta lani mirë me ujë dhe sapun dhe ta lejoni të thahet natyralisht.

Për këllëfët prej një materiali më të fortë, mund të zgjidhni pastrimin me alkol.

Pas pastrimit të telefonit, mos harroni të lani duart mirë me ujë të rrjedhshëm dhe sapun për mbi 20 sekonda. Telefoni celular është një pajisje delikate ndaj substanca dhe solucione të caktuara e dëmtojnë atë. Bëhet fjalë për solucionet e pastrimit të dyshemesë, xhamave dhe tryezave, açetoni, amoniaku apo zbardhuesi i zakonshëm i rrobave dhe i shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME