Categories Teknologji

Mercedes-Benz sjell versionin Maybach

Prodhuesi gjerman i veturave luksoze, Daimler AG, e ka prezantuar modelin e ri të limuzinës luksoze, S-Class Maybach, që është version më i veçantë, më i shtrenjtë dhe më luksoz se modeli bazë i limuzinës së famshme.

Ky model është i pajisur me teknologjinë më të fundit, me më shumë airbag se modeli standard dhe është 18 centimetra më i gjatë se modeli i i gjatë në kategorinë standarde të tipit S-Class, duke siguruar më shumë hapësirë për pasagjerët në ulëset e pasme.Përpos rehatisë, qetësisë dhe ndjenjës së luksit gjatë vozitjes, inxhinierët e Mercedesit janë përkujdesur që veturës së veçantë t’ia përforcojnë edhe karakteristikat e sigurisë në rast aksidenti.

Mercedes-Benz S-Class Maybach është i pajisur për herë të parë me airbag para pasagjerëve në ulëset e pasme, por ka airbag edhe në rripin e sigurisë dhe në ulëse.

Ndryshe nga veturat e zakonshme, ngjyrosja e kësaj veture nuk bëhet në mënyrë të automatizuar nga robotët ngjyrosës, por kryhet nga një person dhe vetëm ky proces zgjat – besoni ose jo – një javë.

Dyert e pasme të vetures hapen dhe mbyllen në mënyrë automatike, me shtypjen e një pulle. Madje, nëse pasagjeri i ulur në pjesën e pasme është aq përtac që ta shtypë pullën, mund të kërkojë nga vozitësi që ta bëjë këtë për të, sepse edhe një pullë e tiillë për hapjen dhe mbylljen e dyerve të pasme ndodhet edhe në derën e shoferit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME