Categories Teknologji

Mercedes tërheq 660 mijë automjete për rrjedhje të vajit

Mercedes-Benz ka njoftuar tërheqjen e më shumë se 660 000 automjeteve nga tregu i Kinës për shkak të një rrjedhjeje të mundshme të vajit të motorit. Autoriteti i Analizës së Tregut të Kinës deklaroi më herët se ishte përcaktuar se mund të ketë dëme në “vulën mekanike” që mund të shkaktojë një rrjedhje të vajit kur ndizet motori në mot të ftohtë.

Agjencia kineze e lajmeve Xinhua njoftoi sot në mëngjes se tërheqja e 668 954 veturave Mercedes-Benz nga tregu kinez do të fillojë më 18 dhjetor. Tërheqja është paralajmëruar për disa modele automjetesh të prodhuara ndërmjet viteve 2013 dhe 2017, duke përfshirë klasën C, E, V, GLK, CLS, SLC, GLC SUV dhe VS20 VITO.

Shumica e këtyre automjeteve janë prodhuar në fabrika në Kinë dhe prodhuesi do të zëvendësojë pjesët e diskutueshme për klientët pa pagesë. Në të njëjtën kohë, në vijim është tërheqja e 4 653 sedanëve të klasës G, me parregullsi në mekanizmin e bllokimit të sigurisë së fëmijëve. Këto janë automjete që janë prodhuar gjatë dy viteve të fundit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME