
Kompania Meta ka ofruar “opsione” të reja për aplikacionin e saj Messenger. Në bisedat në Messenger, përdoruesit mund të shohin kur dikush bën “screenshot” bisedën.
Gjithashtu, bisedat tashmë nuk janë të kufizuar në “një nga një”, por mund të bisedoni me miqtë dhe familjarët në grup në një mënyrë private dhe tejet të sigurt. Përsa i përket mesazheve në bisedat ‘e koduara’, përdoruesi do të njoftohet nëse pala tjetër bën screenshot. Gjithashtu, bisedat në fjalë janë “pasuruar” me GIF, stickers dhe reagime.