Categories Teknologji

Miliarderi japonez kërkon shokë për në… Hënë! Jeni gati?!

Miliarderi japonez, Maezawa Yusaku kërkon tetë persona për ta shoqëruar atë në një fluturim turistik për në Hënë në vitin 2023. Maezawa njoftoi në Twitter se do të mbulojë të gjitha shpenzimet e turneut “DearMoon” në Hënë në vitin 2023, duke e bërë pasagjerin e parë privat në një udhëtim të tillë me SpaceX të Elon Musk.

Në një videomesazh, miliarderi 45-vjeçar deklaroi se turneu SpaceX do të jetë një ekspeditë e veçantë sepse ai ka rezervuar të gjitha vendet. “Kërkoj 8 persona, do të udhëtojmë me raketën ‘Starship’ të prodhuar nga SpaceX”, theksoi Maezawa. Udhëtimi do të zgjasë gjashtë ditë pasi do të duhen tri ditë për të shkuar dhe tri për t’u kthyer.

“Pjesëmarrësit nuk do të paguajnë asgjë”, theksoi miliarderi. Maezawa tha se kishte planifikuar më parë të zgjidhte artistë si këngëtarë, valltarë ose shkrimtarë të njohur në të gjithë botën, por tani beson se “çdo person që bën diçka krijuese mund të quhet artist”.

“Çfarëdo aktiviteti që të bëni, nëse shkoni në hapësirë, ju mund të shtrini kufijtë për të ndihmuar njerëzit e tjerë dhe shoqërinë në një farë mënyre. Unë dua të kem dikë me këtë lloj potenciali. A jeni i kënaqur me atë që po bëni tani? Mund të bëni diçka më të mirë dhe më të madhe duke shkuar në hapësirë? Ftoj këdo që mund të kontribuojë për njerëzimin, pavarësisht nga prejardhja e tij”, theksoi Maezawa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME