Bill Nelson, drejtuesi më i lartë i NASA-s, vetëm një muaj pas marrjes së postit, ka urdhëruar shkencëtarët që të studiojnë UFO-t.
Ai shprehet se ende nuk ka prova se jashtëtokësorët kanë vizituar tokën, duke u shprehur me vendosshmëri se nëse do kishte ndodhur, ai do ishte në dijeni.
Nelson, ndonëse Pentagoni përgatitet të lëshojë një raport shumë të pritur rreth UFO-ve që nuk përjashton origjinën jashtëtokësore për disa raste ushtarake të profilit të lartë, shprehet se mundësia mbetet e hapur.
“Nuk e dimë nëse është jashtëtokësore, nëse është një armik ose nëse është një fenomen optic.
Po ashtu nuk mendojmë se është një fenomen optic, nisur nga karakteristikat që kanë përshkruar pilotët. Edhe ne duam ta dimë” tha Nelson për mediat ndërkombëtare.