Categories Teknologji

Ndryshe nga europianët: Për çfarë e përdorin shqiptarët internetin

Në Shqipëri 68.6% e individëve të moshës 16-74 vjeç deklaruan se ishin përdorues të internetit (të paktën në tre muajt e fundit). Sipas Eurostat, në Bashkimin Europian përdorimi i internetit nga e njëjta grupmoshë përllogaritet të jetë 87%, rreth 18 pikë më shumë krahasuar me Shqipërinë. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT në anketën e përdorimit të teknologjisë së informacionit,  aktivitetet kryesore që kryhen nga shqiptarët nëpërmjet internetit në “tre muajt e fundit”  që janë pyetur kërkimi i informacionit për mallrat dhe shërbimet (për 50,2 % të përdoruesve të internetit), marrjen ose dërgimin e e-mail-eve (32,5 %) dhe për të parë filma në internet (live ose të ruajtura online 38,2 %). Në ndryshim, pjesa më e madhe e europianëve (75%) janë përgjigjur se më së shumti e përdorin internetin për të marrë ose dërguar e-mail-e, ndërsa në vende të dytë renditet kërkimi i informacionit, i ndjekur nga dërgimi i mesazheve, apo i të lexuarit të shtypit. Gjithashtu pjesa më e madhe e europianëve kanë deklaruar se e  përdorën internetin për të veprime e lehtësira bankare (58%), për të marrë pjesë në rrjetet sociale (57%), për të kërkuar informacion shëndetësor (55%), për të dëgjuar muzikë (53%) dhe telefonikë ose thirrje video. (52%). Ku përdoret më shumë interneti në Europë, Shqipëria lë pas vetëm Bullgarinë Interneti gjen një përdorim të gjerë në vendet e Bashkimit Europian, por rekordi në 2019-n është shënuar në Islandë, ku thuajse 100% e të anketuarve janë përgjigjur se kanë përdorur internetin në 3 muajt e fundit që është kryer pyetësori.

Po ashtu, përqindja ka qenë shumë e lartë në vendet si Zvicra dhe Danimarka me përkatësisht 97% të anketuarve që kanë deklaruar se janë përdorues, ndjekur nga Norvegjia dhe Suedia me 98%. Janë vlerësuar me 90% të përdoruesve të anketuarit në vende e Europës Perëndimore si: Spanja, Gjermania, Finlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Luksemburgu. Nga ana tjetër, përdorimi i internetit është vlerësuar si më i ulëti në vendet e Europës Lindore, ku rekordi më i ulët është regjistruar në Bullgari, ku vetëm 68% e të anketuarve në moshën 16-75 vjeç kishin përdorur internetin në 3 muajt e fundit qe janë pyetur. Më pas renditet Shqipëria me 68.6% të përdoruesve, Rumania me 74%. Në vendet fqinje si Italia dhe Greqia përdorimi i internetit ishte përkatësisht 76% në të dyja vendet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME