Categories Teknologji

Ndryshimet e reja të Gmail tanimë janë të “prekshme” për të gjithë përdoruesit!

iç premtoi kompania Google, pamja e re e Gmail po vjen ndryshe për të gjithë përdoruesit në mbarë botën. Ndryshimet në dizajn nuk janë të mëdha por ka të bëjë më shumë me rifreskimin e ndërfaqes së përdoruesit. Seksionet Meet, Chat dhe Spaces tani janë më afër dhe janë pjesë e përvojës së re të përgjithshme dhe përfshijnë elementë nga gjuha e dizajnit Material Design 3 e Google. Google nuk po ndalet me kaq, duke njoftuar se më vonë këtë vit përdoruesit e Gmail në pajisjet tabletë do të shohin gjithashtu përmirësime dhe më shumë veçori qasjeje, si dhe përmirësime të tjera.

Ata që përdorin Gmail për punë mund ta kenë marrë tashmë pamjen e re dhe Google ka lënë opsionin e kthimit në modelin e vjetër për ata që nuk i pëlqejnë vërtet ndryshimet. Nuk dihet ende për sa kohë do të jetë i disponueshëm ky opsion. Ndërfaqja e re lëviz butonat Mail, Meet, Spaces dhe Chat në një listë të vetme në krye të shiritit anësor të majtë në vend që të shfaqë disa biseda nga çdo seksion i listës.

Megjithatë, ato janë ende të lehta për t’u aksesuar sepse lista “shfaqet” kur rri pezull. Ndryshimet janë pjesë e qasjes së re të Google ndaj paketës Workspace, e cila duhet të sjellë një stil unik dhe veçori të reja të fuqizuara nga AI, si kërkimi i përmirësuar i Gmail.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Shkel rregullat e transmetimit, Apple gjobitet 1.8 miliardë euro nga BE

Apple është gjobitur me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Apple braktis planin e prodhimit të makinave elektrike

Apple ka anuluar planet për ndërtimin e makinave elektrike, rreth një dekadë pas spekulimeve që…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Harrojini ‘screenshot’, WhatsApp merr masa të tjera privatësie, ja çfarë duhet të dini

WhatsApp ka marrë një tjetër masë për privatësinë. Së shpejti do të jetë e pamundur…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Kodi sekret, çfarë kuptimi ka nëse merrni mesazhin “14643” në WhatsApp

Numri 14643 është shpërndarë prej disa kohësh në TikTok dhe WhatsApp. Ai u dërgohet miqve,…

LEXO ME SHUME