Teknologji

Ndryshimi i madh! Facebook ndryshon emrin e kompanisë në ‘Meta’

Platforma më e madhe e komunikimit në botë Facebook  tani më do të quhet Meta. Ndryshimi i emrit të gjigantit Facebook vjen pasi kompania po përballet me kritika nga ligjvënësit dhe rregullatorët mbi fuqinë e saj në treg, vendimet e saj algoritmike dhe rregullat për abuzimet në platformat e saj.

Mark Zuckerberg, ceo i Facebook tha se emri i ri, Meta, pasqyronte fokusin e tij në ndërtimin e të ashtëquajturës  metaverse. “Kam menduar shumë për identitetin tonë ndërsa fillojmë këtë kapitull tjetër. Facebook është një nga produktet më të përdorura në historinë e botës,” tha Zuckerberg.

“Është një markë ikonë e mediave sociale, por gjithnjë e më shumë thjesht nuk përfshin gjithçka që bëjmë. Sot ne shihemi si një kompani e mediave sociale,” shtoi ai, “por në ADN-në tonë, ne jemi një kompani që ndërton teknologji për të lidhur njerëzit. Dhe metaverse është kufiri tjetër, ashtu si ishte rrjetet sociale kur filluam. ”

Metaverse,i referohet gjerësisht idesë së një mjedisi virtual të përbashkët, i cili mund të aksesohet nga njerëz që përdorin pajisje të ndryshme. Facebook shfaqi një seri video konceptesh që theksonin vizionin e tij për metaverse, të tilla si dërgimi i një imazhi holografik të vetes në një koncert me një mik që merr pjesë në jetën reale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close