fbpx
Teknologji

Në vend që t’i shkaterronte, i rregullonte dhe i shiste. Apple hedh në gjyq kompanine partnere

Një iPhone shitet gjithmonë. Edhe nëse nga vetë Apple ishte dërguar për tu nxjerrë jashtë pune. Apple po hedh në gjyq një ish kompani partnere e cila ishte e ngarkuar me riciklimin e materialeve të iPhonë-ve të vetë jashtë funksioni. Sipas tyre GEEP Canada ka marrë një pjesë të tyre, i ka rregulluar e më pas shitur pa marrë leje, ekzaktësisht 103,845 prej tyre.

Nga janari 2015 deri dhjetor 2017, Apple ka dërguar gati 500,000 iPhonë, iPade dhe Apple Watches për shkatërrim. Një kontroll i Apple zbuloi se të paktën 18% e tyre vazhdojnë të futen në internet me valët e telefonit.

Apple pretendon të paktën 31 milion dollarë kanadez nga ish partneri. Kompania e akuzuar mohon akuzën por nuk e mohon faktin se ka pasur një vjedhje të cilën ia atribuojnë tre punonjësve të vetë. Këta punëtorë sipas Apple kanë qenë në radhët e larta të menaxhimit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button